Challandes: Individualisht Kosova shumë e fortë, por si grup...
Ish përzgjedhësi Bernard Challandes që drejtoi Kosovën për tre vite, thotë se “Dardanët” janë të fortë individualisht mirëpo jo edhe në grup.
Kosova e ka sfidën jetike këtë të shtunë përballë Zvicrës, ku me një humbje edhe mund të themi se gjasat marrin fund përfundimisht.
Në një intervistë për “lematin.ch”, Challandes dha lëvdata për yjet e Kosovës në aspektin individual, mirëpo jo edhe ekipor.
“Kur shikon listën e Kosovës, mund të shohim një eksperiencë të madhe. Individualisht, Kosova është potencialisht shumë e fortë. Si grup, atëherë është pyetje tjetër, nuk e di”.
“Nuk do të ketë asnjë problem. Kosovarët janë mirënjohës Zvicrës, për të gjithë ndihmën e dhënë. Nuk ka ndonjë rivalitet të keq, as drejt Xhakës ose Shaqirit shembull që mund ta zgjidhnin Kosovën dhe në fund është futboll apo”.
Ndërkohë, Tekniku zviceran la të kuptohet se mund të jetë i pranishëm në “Fadil Vokrri”, ku deklaroi se është bërë një kohë që kur ishte për herë të fundit në Kosovë.
“Po është bërë një kohë që kur jam kthyer në Kosovë”.
“Largimi i Giresse? Po, ishte një ndryshim tek pozita e trajnerit. Kjo kërkon rindërtimin e diçkaje, por nuk ka aspak kohë për të punuar. Nuk është aspak e lehtë në këto kushte”.
Për fund, kujtojmë se përballja zhvillohet në Prishtinë të shtunën më fillim nga ora 20:45.