Çfarë frymëzuesi Agim Ademi, iu kërkon veteranëve propagandë për ta çuar Kosovën në Euro 2024 - NACIONALE

Çfarë frymëzuesi Agim Ademi, iu kërkon veteranëve propagandë për ta çuar Kosovën në Euro 2024

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u mundua t’i frymëzojë veteranët e futbollit në vend gjatë një dreke, duke iu kërkuar atyre të bëjnë propagandë për t’i ndihmuar Kosovës të shkojë në një turne të madh për herë të parë në historinë e ekipit kombëtar.

Kosova nuk ka luajtur asnjëherë në një turne të madh, edhe pse ishte afër kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020. Por fushatat e saj kualifikuese për Kupën e Botës 2018 dhe 2022 kanë lënë shumë për të dëshiruar.

Dardanët do ta nisin një fushatë tjetër kualifikuese, të dytën për Kampionat Evropian – Euro 2024 – në mars dhe shefi i federatës Ademi kërkon nga veteranët propagandë për t’i ndihmuar vendit ta shkruajë historinë.

Ademi, 61 vjeç, ma mundësi ta ketë keqkuptuar fjalën propagandë apo ta ketë ngatërruar me ndonjë fjalë tjetër kur iu drejtua veteranëve gjatë drekës që iu shtroi të martën.

Po e kërkoj prej juve së pari, si kupola e futbollit, që ju ta krijoni një mentalitet pozitiv dhe ju ta bëni propagandën më të madhe bashkërisht me të gjithë neve, në mënyrë që me ua ndihmu këtyre djemve, me e shtri mentalitetin pozitiv, që ta çojmë sa më shpejt Kosovën në qat stad, që me e pas vetëbesimin e plotë, që edhe te dardani më i fundit me qenë besimi i plotë se ne jemi për Evropë”, thotë Ademi në videon e publikuar nga njëri prej veteranëve pjesëmarrës në drekë.

Kosova është pjesë e Grupit I, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Andorrën dhe Bjellorusinë.

Verdhekaltrit do ta nisën fushatën kualifikuese si mysafirë të Izraelit më 25 mars, ndërsa tri ditë më vonë do ta presin Andorrën në Prishtinë.

Derisa Ademi po kalon kohë nëpër dreka e ndeja të fundvitit, FFK-ja po has në telashe serioze për ta marrë licencën nga Ministria e Sportit.

FFK-ja deri tani nuk i ka plotësuar shumë kushte për ta marrë këtë licencë të nevojshme për t’i organizuar garat e futbollit në vend.

Lajme të ngjashme