Çështja e Ronaldos me tifozin e Evertonit ka përfunduar – Policia e paralajmëron portugezin - NACIONALE

Çështja e Ronaldos me tifozin e Evertonit ka përfunduar – Policia e paralajmëron portugezin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, u paralajmërua nga Policia e Merseyside, pasi portugezi kishte thyer telefonin e një tifozi të Evertonit në dalje të tunelit gjatë muajit prill.

Ronaldo edhe bashkëlojtarët e tij po largoheshin nga fusha pas humbjes 1:0 në Goodison Park, teksa ylli portugez në filmimin që doli në media ishte mjaftë i ashpër duke i larguar telefonin nga duar , 14-vjeçarit Jacob Harding.

Fillimisht sulmuesi i djajve të kuq i kërkoi falje tifozit dhe pastaj u paraqit vullnetarisht për intervistim te Policia e Merseyside nën akuzat për dëmtim.

Pas intervistimit dhe hetimit të ngjarjes, çështja u trajtua me kujdes të shtuar siç u tha nga policia e vendit.

Çfarë u tha në deklaratën e Policisë së Merseyside?

Deklarata e plotë u lexua nga një polic, në të cilën u tha: “Ne mund ta konfirmojmë se një person 37-vjeçar është paraqitur vullnetarisht dhe është intervistuar për akuzat që e rrethonin për sulm dhe dëmtim. Rasti është trajtuar me kujdes të shtuar.

Ngjarja ka të bëjë me një incident të ndodhur pas ndeshjes Everton – Manchester United, e zhvilluar në Goodison Park më 9 prill.”

“Çështja është trajtuar me kujdes të kushtëzuar dhe tani më ka përfunduar me një paralajmërim për të akuzuarin”, thuhet në fund të deklaratës.

The mum of the boy said she's in 'complete shock'

Ronaldo kërkoi falje duke i ofruar tifozit një ditë me të në Old Trafford

Pasi pamjet dolën në të gjitha rrjetet sociale, sulmuesi i djajve të kuq kërkoi falje, dhe në atë falje përfshiu një ofertë për tifozin për të shikuar një ndeshje të Premierligës në Old Trafford si i ftuar i tij.

“Nuk është asnjëherë e lehtë të përballosh emocionet e forta në momente të vështira që ne përballemi. Pavarësisht gjithash, ne gjithmonë duhet të jemi të respektojmë, të jemi të qetë dhe të jemi shembull për të rinjtë të cilët e duan këtë lojë të bukur.

Dëshiroj t’i kërkoj falje tifozit për sjelljen time dhe nëse është e mundur dua ta thërras në një ndeshje në Old Traffod në shenjë të fair-playt dhe frymës sportive”, u tha në kërkim faljen e Ronaldos.

Sidoqoftë, oferta u refuzua nga nëna e tifozit.

Ajo tha: “Mënyra se si e shoh unë është, nëse dikush të sulmon në rrugë dhe pastaj iu ofro një drekë, ne nuk do të shkonim. Vetë se është Ronaldo, përse duhet ta bëjmë këtë?”

“Është sikur i detyrohemi atij një nder, por më vjen keq, nuk mund ta bëjmë. Kjo çështje është në duart e policisë”, përfundoi ajo.

Lajme të ngjashme