Cassano: Juventusi nuk ka zhvilluar një ndeshje të mirë në dy vitet e fundit
Ish-sulmuesi italian, Antonio Cassano, ka ndarë zhgënjimin edhe pakënaqësinë e tij me Juventusin që humbi në ndaj Sevillës, për t’u eliminuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, duke thënë se zonja e vjetër nuk ka një ndeshje të mirë në dy vitet e fundit dhe të enjten dukeshin si m**a.
Skuadra e Massimiliano Allegrit nuk bëri përshtypje në ndeshjet e tyre gjysmëfinale të Ligës së Evropës, me ndeshjen e parë ku rezultati ishte 1:1 pas një goli në minutën e 97-të nga Federico Gatti përpara se zonja e vjetër të pësonte një humbje 2:1 në ndeshjen e kthimit, pas golit të Erik Lamelës në minutën e 95 -të në vazhdime.
Eliminimi i Juventusit nga Liga e Evropës është një goditje e hidhur për Allegrin dhe lojtarët e tij, të cilët tani nuk kanë për çfarë të luajnë në fazat e fundit të këtij sezoni. Rreziku i madh për një zbritjeje të mëtejshme pikësh gjithashtu mund të zhvlerësojë luftën e tyre për një përfundim në top katërshe të Serie A-së, duke e lënë klubin në një pozicion të vështirë përpara sezonit të ardhshëm.
Duke folur në rrjetin e tij social Instagram, Cassano analizoi humbjen e Juventusit në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës ndaj Sevillas, duke drejtuar gishtin e fajit te trajneri Allegri.

“Andaluzianët kaluan me meritë raundin, skuadra që meritonte më shumë, me një lojë të mirë dhe duke ditur të dilte mirë me topin në vështirësi, shkoi në finale. Ishte një ndeshje e luajtur nga një skuadër spanjolle. Të enjten, loja nga fillimi deri në fund u luajt nga një ekip që ishte Sevilla. Më pas Juventusi pati dy kundërsulme, dy raste të njëpasnjëshme, ku shënuan dhe mbyllën. Juve janë gjithmonë të tillë, shkojnë në Ligën e Kampionëve dhe duken si m**a, shkojnë në Ligë të Evropës dhe e njëjta gjë ndodh.
“Kjo është pasoja. Ai që mbjell erën korr furtunë. Dhe këtë vit nuk fitojnë asgjë. Tani Allegri të shkarkojë fajin, duke sjellë vështirësitë, por çfarë vështirësish? Në dy vjet, ata nuk kanë luajtur një lojë të mirë, janë dukur si m**a dhe janë eliminuar nga Liga e Evropës."
