Casemiro: Shpresoj se Ronaldo do të qëndrojë - NACIONALE

Casemiro: Shpresoj se Ronaldo do të qëndrojë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lojtari i ri i Manchester Unitedit, Casemiro, dëshiron që ish-bashkëlojtari i tij në Real Madrid, Cristiano Ronaldo, të qëndrojë në Old Trafford këtë sezon.

Ish-mesfushori i Real Madridit ka thënë se nuk dëshiron që Ronaldo të largohet këtë verë, pavarësisht zërave që e lidhin atë larg nga Old Traffordi. Dyshja kaluan katër vjet së bashku në Bernabeu, përpara se Ronaldo të largohej për t'iu bashkuar Juventusit.

Casemiro Cristiano Ronaldo Real Madrid

Për të ardhmen e Ronaldos në Manchester United, Casemiro i tha ESPN Brasil, "Po flasim për një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai e di që unë e respektoj shumë. Shpresoj që të qëndrojë me ne sepse është një lojtar i madh. Ai jep shumë gola, ai është një fitues, ai është një lider. Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Ne iu afruam njëri-tjetrit edhe për shkak të gjuhës. Që nga dita e parë këtu, ai më ka ndihmuar me gjithçka. Ai po më ndihmon shumë. Shpresoj shumë që të qëndrojë me ne."

Ndryshe, mesfushori i sapoardhur te djajtë e kuq pritet të debutoj nesër ndaj Southamptonit, pasi që stërviti gjatë tërë javën me skuadrën, dhe trajneri holandez Erik ten Hag e konsideron atë si titullar. Ndërsa Martial do të mungojë, pasi që bëri një kthim të shpejtë pas lëndimit që pësoi në fazën përgatitore.

Casemiro Manchester United 2022-23

Sulmuesi francez u inkuadrua në lojë ndaj Liverpoolit, dhe dukej mjaftë në formë të mirë, ashtu siç kishte treguar edhe në ndeshjet miqësore, por sërish ka një shqetësim në këmbën e tij.

Situata e Ronaldos në Manchester United

Ronaldo kërkoi të largohej nga Manchester United në fillim të verës në kërkim për të luajtur sërish në Ligën e Kampionëve.

Ai në ndeshjen hapëse të skuadrës së tij aktuale luajti që nga minuta e 53 e takimit, në humbjen ndaj Brightonit 2:1. Ndërsa në ndeshjen startoi dhe luajti në tërë ndeshjen, aty ku skuadra e tij u turpërua nga Brentfordi me rezultat 4:0.

Cristiano Ronaldo Manchester United

Ndërsa në derbin më të madh anglez, mes Liverpoolit dhe djajve të kuq, sulmuesi portugez ishte rezervist deri në pesë minutat e fundit të takimit dhe çuditërisht United fitoi 2:1.

E ardhmja është ende e pasigurt për Cristiano Ronaldon, kur po afrohet mbyllja e afatit kalimtar më 1 shtator.

United do të përballet me Southampton më 27 gusht, ku mund të jetë paraqitja e tij e fundit për klubin.

Lajme të ngjashme