Casemiro bashkëlojtar me Milot Rashicën? Solskjaer e do brazilianin te Besiktasi - NACIONALE

Casemiro bashkëlojtar me Milot Rashicën? Solskjaer e do brazilianin te Besiktasi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer thuhet se ka nisur punën për ta bindur mesfushorin Casemiro t’i bashkohet Besiktasit.

Braziliani është pjesë e Unitedit që nga viti 2022 mirëpo ka humbur vendin nën urdhrat e Ruben Amorim, ndërsa largimi i mundshëm mund të ndodhë qysh këtë javë.

“AS” raporton se Solskjaer është i interesuar që të punojë sërish me ish yllin e Real Madridit, këtë herë në Superligën e Turqisë te Besiktasi.

Ende nuk dihet nëse Casemiro e konsideron si opsion kalimin në Turqi, ngase kuptohet kërkohet edhe në Arabinë Saudite, që mund ta paguajnë shumëfish më shumë.

I pyetur për mundësinë e afrimit të Casemiros si dhe Marcus Rashford, Solskjaer refuzoi të komentonte.

“Ka shumë spekulime gjithnjë për lojtarët e Man Unitedit. Casemiro, Marcus janë dy lojtarë shumë të mirë, por nuk kam folur me ndonjërin prej tyre”.

Ndërkohë, Casemiro s’është në planet e Amorim dhe ky i fundit e konfirmoi për media kur u pyet se pse braziliani nuk po luan.

“Duhet të bëjë zgjidhje. Dua të luaj një stil të lojës që është më ndryshe nga trajnerët e tjerë dhe duhet të bazohem aty”, ishte përgjigja e shkurtër por e qartë e teknikut portugez.

Lajme të ngjashme