Carragher këshillon Xabi Alonson ta zëvendësojë Jurgen Kloppin te Liverpooli - NACIONALE

Carragher këshillon Xabi Alonson ta zëvendësojë Jurgen Kloppin te Liverpooli

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda Jamie Carragher beson se trajneri Xabi Alonso i përmbush të gjitha kriteret për ta zëvendësuar Jurgen Kloppin te Liverpooli.

Tekniku gjerman njoftoi ditë më parë se ky sezon është i fundit te “Reds” dhe që do të largohet në fundin e sezonit pas plot nëntë viteve.

Për të zëvendësuar ish trajnerin e Dortmundit do të jetë pak a shumë e pamundur për klubin anglez, që tani ka nisur të gjejë pasuesin.

Mirëpo, Carragher thotë se askush në klub nuk duhet të shikojë përtej Alonsos.

Nuk është sekret, të gjithë ndihen se është plani për të vazhduar përpara. Sir Alex Ferguson zgjodhi trajnerin e ri, ai mendoj se po ndihmonte duke sjellë David Moyes”.

Për mua, nëse më pyesin se kush duhet të vjen atëherë është Xabi Alonso. Ai ende është pa shumë eksperiencë, duke menaxhuar vetëm 60 ose 70 ndeshje. Mirëpo është i duhuri, jo vetëm sepse është ish lojtar i Liverpoolit por sepse ka respektin si lojtar dhe atë që është duke bërë te Bayer Leverkuseni për 18 muaj”.

Ishin në zonën e rënies kur erdhi dhe gati sa u kualifikua për Ligën e Kampionëve, si dhe shkoi në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës. Këtë sezon, janë në kreun e ligës si dhe në Ligën e Evropës. Mendoni për trajnerët që ka pasur sa ishte lojtar, Carlo Ancelotti, Rafa Benitez, Jose Mourinho, Pep Guardiola dhe futbollin që luajnë”.

Ndërkohë, përpos Alonos në listën e Liverpoolit ndodhet edhe Roberto de Zerbi i Brightonit.

Lajme të ngjashme