Carragher e krahasoi me Mourinhon, Arteta: Është dikush që duhet admiruar - NACIONALE

Carragher e krahasoi me Mourinhon, Arteta: Është dikush që duhet admiruar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mikel Arteta ka konfirmuar se Jose Mourinho është ndër inspirimet e tij menaxheriale, ndërsa beson se trajneri i Fenerbahces është dikush që duhet admiruar.

Ishte Jamie Carragher që e krahasoi Artetan me Mourinon, i cili është i famshëm për stilin mbrojtës si dhe kundërzbritjet e shumta.

I pyetur nëse Mourinho ishte inspirim, Arteta deklaroi: “Sigurisht, e kam njohur që kur kam pasur 15 vjeç”.

Ishte trajneri im te Barcelona. Ka fituar 28 trofe. Është dikush që admiruar për mënyrën siç e ka bërë, mënyrën si e ka ndryshuar kulturën në klube dhe si ia ka dalë në shtete të ndryshme”.

Ndërsa, sa i përket deklaratës së Carragher, Arteta shtoi se nuk preferon të krahasohet me trajnerët e tjerë.

Nuk dua të flasë për vetën time. Është puna e Carragher, lëreni ta jep mendimin e tij”.

Nuk më pëlqen ta krahasoj vetën më dikë, sepse jam vetja. Nuk bëj gjëra vetëm shkaku që të tjerët po bëjnë. Bëj gjërat që besoj se janë për lojtarët më të mirë dhe skuadrën për të pasur sukses dhe të luajmë mënyrën si duam. Kjo është”.

Carragher kishte lënë pikëpyetje nëse Arteta po kthehet në “Mourinhon e ri” shkaku i mënyrës që luajti në pjesën e dytë ndaj Liverpoolit.

Lajme të ngjashme