Carlos Tevez përfundon në spital shkaku i dhimbjeve në gjoks
Ish lojtari i Manchester Unitedit dhe Cityt Carlos Tevez është dërguar në spital shkaku i dhimbjeve në gjoks.
Argjentinasi qëndroi në një klinikë në San Isidro të martën, ku edhe kreu disa teste mjekësore.
Në një deklaratë të klubit për gjendjen e Tevez thuhet: "Trajneri ynë, Carlos Tevez, shkoi në spitalin La Trinidad në San Isidro me dhimbje gjoksi. Ata bënë analizat përkatëse dhe ato ishin të kënaqshme. Sot ai do të vazhdojë me një sërë analizash të planifikuar paraprakisht si pjesë e një kontrolli të përgjithshëm”.
Independiente më vonë sqaroi se Tevez do të qëndrojë në spital si një "masa paraprake", me mjekët që synojnë të kryejnë teste të mëtejshme.
Tevez gëzoi një karrierë të gjatë në nivelin më të lartë, duke përfaqësuar Argjentinën 76 herë gjatë një periudhe 11-vjeçare. Pasi bëri emrin e tij te Corinthians, ai çuditërisht iu bashkua West Ham United në gusht 2006 së bashku me Javier Mascherano, por më vonë u zbulua se marrëveshja kishte thyer rregullat e Premierligës në lidhje me pronësinë e palëve të treta.
Një lëvizje në Inter dështoi përpara se Tevez t'i bashkohej Manchester United në verën e vitit 2007, në një marrëveshje të komplikuar huazimi dy-vjeçare. Pasi luftoi për të fituar një vend fillestar të rregullt nën Sir Alex Ferguson, ai befasoi të gjithë duke iu bashkuar rivalëve të lagjes Manchester City me një kontratë pesëvjeçare, në një kohë kur City kishte filluar të tërheqë lojtarët më të mirë në botë.
Ai fitoi titullin e tretë të Premierligës me Cityn – ngase dy i kishte marrë gjatë të dy sezoneve të tij në Old Trafford - dhe vazhdoi të shënonte 73 gola në 148 paraqitje për klubin në të gjitha garat.