Carlos Alcaraz me shumë lehtësi fiton ndaj Auger-Aliassime, kalon në finale të Lojërave Olimpike - NACIONALE

Carlos Alcaraz me shumë lehtësi fiton ndaj Auger-Aliassime, kalon në finale të Lojërave Olimpike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Carlos Alcaraz po tregon formë fantastike në vitin 2024, pasi tani ka arritur në finale të Lojërave Olimpike PARIS 2024, ku në gjysmëfinale triumfoi lehtësisht ndaj Auger-Aliassimes me rezultat 6:1, 6:1.

21-vjeçari është debutues në Lojëra Olimpike, dhe në paraqitjen e tij të parë ka arritur në finale, ku ndeshjet zhvillohet në fushën e French Open, aty ku spanjolli është kampion në fuqi.

Alcaraz deri më tani nuk ka humbur as edhe një set në Lojërat Olimpike e me dominim vazhdoi edhe në gjysmëfinale ndaj kanadezit, Felix Auger-Aliassime, duke triumfuar 2:0 në sete apo 6:1, 6:1.

Numri 3 i botës tani në finale pritet të përballet me Novak Djokovic, të cilin së fundmi e mposhti në finale të Wimbledonit.

Djokovic përballet me italianin Musetti me fillim nga ora 19:00, aty ku do të mësohet kundërshtari i spanjollit.

Carlos Alcaraz e ka dominuar këtë vit kalendarik deri më tani, pasi ka mbrojtur titullin në Wimbledon, teksa e ka fituar French Open, e në Australian Open në fillim të vitit u eliminua në çerekfinale.

Në rast të triumfit në finale të Lojërave Olimpike, do të ishte medalja e artë në debutim, teksa do ta synojë edhe US Open në muajin shtator, për të vazhduar dominimin në këtë vit.

Lajme të ngjashme