Carlos Alcaraz e humb finalen në “Paris 2024”, stoliset me të argjendtën
Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz e ka humbur finalen e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, duke u mposhtur nga Novak Djokovic.
Edhe pse e rrahu keq serbin në Wimbledon vetëm para pak muajve, të njëjtën s’arriti ta bënte në “Paris 2024”, duke humbur me sete 2:0.
Paraqitja e spanjollit ishte e zbehët, duke bërë gabime të shumta e si pasojë edhe i humbi të dy setet.
Djokovic arriti të fitonte me rezultat 7:6 (7:3) dhe 7:6 (7:2) në të dy rastet për ta fituar të artën olimpike.
Kësisoj, 21-vjeçari që po mahnit të gjithë në botën e tenisti, e mbyll këtë Olimpiadë vetëm me medalje të argjendtë.