Carlo Ancelotti zbulon planet e Real Madridit për afatin e verës - NACIONALE

Carlo Ancelotti zbulon planet e Real Madridit për afatin e verës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Carlo Ancelotti thotë se Real Madridi e ka përfunduar afatin e verës, pasi morën Kylian Mbappen, si dhe erdhi Endrick.

“Los Blancos” do të synojnë t’i mbrojnë titujt e kampionit të La Liga-s dhe Ligës së Kampionëe, ndërsa më në fund kanë shtuar Mbappen në skuadër.

Madridi ishte lidhur me një afrim të një qendërmbrojtësi që sa kohë, me Leny Yoron që ishte prioritet, por në fund kaloi te Man Unitedi.

I pyetur nëse do të ketë ndonjë blerje, Ancelotti u përgjigj: “Është e mbyllur. Vallejo është rikthyer, Alaba po shërohet dhe lojtarët e rinj që po stërvisin me ne kanë kualitet”.

“Në këto pozita jemi mirë të mbuluar. Nuk ka ndonjë largim gjithashtu sepse të gjithë dëshirojnë të qëndrojnë”.

“Nuk jam i shqetësuar sepse kemi skuadër të mirë në të gjitha pozitat. Kylian na është bashkuar dhe lojtar fantastik, siç e thashë nuk do të kemi formë për t’u përgatitur në ndeshjet e para, por lojtarët do të rikthehen në formë të mirë. Kanë programin që do të nis 15 ditë para arritjes”.

Ndërkohë, nga Reali këtë verë u larguan vetëm Nacho Fernandez dhe Rafa Marin.

Lajme të ngjashme