Carlo Ancelotti trajner i Brazilit nga viti 2024 - NACIONALE

Carlo Ancelotti trajner i Brazilit nga viti 2024

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Carlo Ancelotti do ta marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit nga viti 2024, ka konfirmuar presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodrigues.

Ancelotti, 64 vjeç, do të emërohet në krye të Brazilit në qershor 2024, kur edhe i skadon marrëveshja me Real Madridin.

Deri në atë kohë, Brazili do të udhëhiqet nga trajneri i përkohshëm Fernando Diniz.

Ancelotti do ta marrë drejtimin e seleçaos menjëherë pas Kupës së Amerikës 2024.

“Ai (Diniz) është një trajner futbolli i të cilit është shumë i ngjashëm me atë të trajnerit që do të emërohet pas Kupës së Amerikës, Ancelotti”, tha Rodrigues.

“Ai e ka pothuajse të njëjtin stil të lojës”, shtoi ai.

Ancelotti ka kontratë me Real Madridin deri në qershor të vitit 2024. Federata braziliane s’e ka konfirmuar ende emërimi e tij përmes ndonjë komunikate zyrtare, e as Real Madridi nuk s’e ka konfirmuar largimin e trajnerit italian në fund të sezonit të ardhshëm.

Diniz është trajner i Fluminenses dhe nuk do të largohet nga klubi gjatë kohës në krye të ekipit kombëtar brazilian.

Ancelotti u rikthye në Real Madrid më 2021 dhe e fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën.

Lajme të ngjashme