Carlo Ancelotti godet UEFA-n dhe FIFA-n: Diçka duhet të ndryshojë - NACIONALE

Carlo Ancelotti godet UEFA-n dhe FIFA-n: Diçka duhet të ndryshojë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Carlo Ancelotti i ka kritikuar UEFA-n dhe FIFA-n për orarin e ngjeshur të ndeshjeve të Real Madridit në tri gara, duke thënë se diçka duhet të ndryshojë për ta mbrojtur shëndetin e lojtarëve.

Madridi do të përballet me Osasunën në finale të Kupës së Mbretit më 6 maj, para se të përballet me Manchester Cityn në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve vetëm tri ditë më vonë, më 9 maj, derisa do të vazhdojë ta ndjekë lideren e Laligës Barcelonën.

Kampioni në fuqi i Evropës e mundi 2:0 Chelsean në Stamford Bridge të martën për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të 11-të në 13 vitet e fundit.

Objektivisht, kalendari nuk ka kuptim. Është shumë i ngjeshur, me shumë ndeshje. Duhet të mendojmë për shëndetin e lojtarëve”, tha Ancelotti të premten.

Ai shtoi: “Ata janë pjesa më e rëndësishme e futbollit, por të gjithë mendojnë për veten: liga mendon për veten, federata mendon për veten, FIFA mendon për veten, UEFA mendon për veten. Kjo nuk është mirë për futbollin. Nuk është në rregull. Diçka duhet të ndryshojë. Ka shumë ndeshje”.

Kjo do të jetë hera e tretë që Reali dhe City përballen në Evropë në tri vitet e fundit.

City triumfoi 4:2 pas dy ndeshjeve në rrethin e 16 më të mirëve në vitin 2020, derisa Madridi fitoi 6:5 pas dy ndeshjeve drithëruese gjysmëfinale sezonin e kaluar.

Ata janë ekip që ka ndryshuar paksa, por ende mbetet i fortë, si gjithmonë”, tha Ancelotti i pyetur për nëse ardhja e Haalandit e ka detyruar Pep Guardiolën ta ndryshojë stilin e lojës.

Një sulmuesi si Haalandi shënon shumë gola. Por në këto ndeshje plani mbetet i njëjtë, duhet të luash më mirë se kundërshtari, kaq”./Nacionale/

Lajme të ngjashme