Cancelo shpjegon detajet e diskutimit me Guardiolën para se të largohej nga Manchester City
Ish-mbrojtësi anësor i Manchester Cityt, Joao Cancelo, ka qenë i hapur për të diskutuar se çfarë kanë folur me trajnerin spanjoll, Pep Guardiola, para se portugezi të largohej në drejtim të Bayern Munichut në fund të muajit janar.
Reprezentuesi portugez ishte një nga lëvizjet më befasuese të ditës së fundit, duke kaluar nga një nga lojtarët kryesorë të Cityt tek atij që iu tregua dera për t’u larguar. Ishte raportuar se të dy Cancelo dhe Guardiola kishin mosmarrëveshje për një mungesë të supozuar të kohës së lojës pas Kupës së Botës, e cila pa të riun Rico Lewis në veçanti duke pasur minuta më shumë, dhe 28-vjeçari e konfirmoi atë diskutim për mediumin O Jogo.

“Siç e thashë tashmë, ai gjeti një mënyrë për të luajtur, pas Kupës së Botës, në të cilën filloi të luante me një mbrojtës të krahut i cili luante më në brendësi, ku luaja edhe unë, dhe atij i pëlqeu ajo që pa me Rico [Lewis ] dhe Nathan [Ake],” ka thënë Cancelo.
“Por unë mendoj se një lojtar është gjithmonë pak egoist. Çdo lojtar dëshiron të ndihet i rëndësishëm, dëshiron të luajë dhe kushdo që thotë të kundërtën gënjen. Një lojtar konkurrues, si unë, që aspiron të fitojë tituj, thjesht dëshiron të luajë. Nuk është fjala për të zhvlerësuar shokët e mi të skuadrës. Por unë mendova se e meritoja të luaja dhe ai [Guardiola] nuk e bëri.

“Kështu që ne folëm, ishte një bisedë, jo një diskutim dhe vendosëm që gjëja më e mirë do të ishte që unë të largohesha në këtë afat kalimtar. Një mundësi që nuk mund ta refuzoja. Ishte me marrëveshje të ndërsjellë. Nëse City nuk do të donte, nuk do të më linin të largohesha, sepse kisha kontratë. Unë jam shumë profesionist, gjithmonë e kam dhënë më të mirën time për të gjitha klubet. Unë kam një personalitet të vështirë, po, por kurrë, në asnjë moment, nuk kam shfaqur mos-respekt ndaj shokëve të skuadrës apo trajnerëve.”
Cancelo ka bërë pesë paraqitje për klubin e tij të ri që kur u bashkua, katër nga të cilat titullar, përveç njërës që hyri nga banka rezervë. Ai tashmë ka bërë një ndikim të menjëhershëm me dy asistime deri më tani, kjo është arsyeja pse Bayerni thuhet se është i interesuar ta bëjë këtë lëvizje të përhershme gjatë verës, edhe pse ata mund të përballen me konkurrencë të ashpër nga një mori skuadrash elitare evropiane.

Mbrojtësi i krahut do të shpresojë të rikthehet nga një humbje zhgënjyese ndaj Borussia Monchengladbach në fundjavë. Rezultati 3:2 do të thotë se epërsia e Bayernit në kreun e Bundesligës ka rënë në një avantazh të thjeshtë, me vetëm gol-diferencë mbi Borussia Dortmundin dhe Union Berlinin, me këta të fundit Bayerni përballet të dielën.


