Cancelo: Man City favorit për Ligën e Kampionëve
Mbrojtësi i Barcelonës Joao Cancelo mendon se Manchester City është favoriti kryesor për Ligën e Kampionëve.
Barcelona nesër do ta kërkojë vendin në çerekfinale, ku duhet ta fitojnë derbin ndaj Napolit pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1:1.
Cancelo për “Gazzetta dello Sport” e ka vlerësuar ish klubin se është favoriti për ta fituar dy herë radhazi.
“Manchester City është favoriti për ta fituar Ligën e Kampionëve”.
“Mendoj se është shkaku i skuadrës, mënyrës së lojës, trajnerit. Ata mund ta fitojnë për të dytin vit radhazi, jam i sigurt”, deklaroi ai.
🔵🏆 João Cancelo: “Man City are the favorites to win the Champions League”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 11, 2024
“I think so because of the squad, the style of playing, manager. They can win two Champions League in a row, I’m sure”, told Gazzetta dello Sport. pic.twitter.com/FmgBQeCggA
Në rast që fjalët e portugezit dalin të vërteta, atëherë City do të jetë afër ta barazojë rekordin e Real Madridit, që mbetet skuadra e vetme që e ka fituar kompeticionin tre vite radhazi.
Ndërkohë, City ka siguruar kualifikimin në çerekfinale pranë Real Madridit, PSG-së dhe Bayern Munichut, kurse brenda kësaj jave do t mësohen emrat e katër skuadrave tjera që do t’iu bashkohen.
Përndryshe, shorti për çerekfinale si dhe gjysmëfinale do të tërhiqet të premten më 15 mars 2024.