Cancelo: Ëndrra ime ishte gjithnjë Barcelona
Mbrojtësi Joao Cancelo thotë se e ka plotësuar ëndrrën me kalimin te gjiganti katalunas Barcelona.
Portugezi është bërë titullar i padiskutueshëm pavarësisht që erdhi në ditët e fundit të afatit veror, si dhe zhvilloi paraqitje fantastike.
Së fundmi, në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Cancelo komentoi kalimin te Barcelona duke e pranuar se ishte rrezik të priste deri në fund.
“Familja ime e di se klubi i ëndrrave ka qenë gjithmonë Barcelona. Ishte rrezik që prisja për këtë lëvizje, por sigurisht doja vetëm Barcelonën”.
“Jeta ime është gjithmonë e lidhur me rrezikun, por jam falënderues ndaj Man Cityt. Gjithnjë. Kur Barcelona të thërret, ti duhet të shkosh”.
Ndër të tjera, Cancelo shtoi se do të jep gjithmonë më të mirën me dëshirën për të qëndruar edhe për vitet në vijim në “Camp Nou”.
“Varet nga Barcelona dhe paraqitjet e mia, nëse paraqitesh mirë atëherë klubet zakonisht duan që të qëndrosh. Nëse jo, atëherë harroje qëndrimin”.
“Prioriteti është të bëj paraqitje të mira, të fitoj tituj që të sjell Barcelonën ku e meritojnë dhe pastaj të shohim se a do të qëndroj apo jo”, nënvizoi ai.
Ndërkohë, Cancelo shënoi golin e parë në fanellën e Barcelonës në fitoren e thellë në ligë ndaj Real Betisit.