Cancelo afër kalimit në Bayern Munich
Mbrojtësi i Manchester City, Joao Cancelo, është buzë kalimit në Bayern Munich në huazim deri në përfundim të këtij sezoni.
Mbrojtësi anësor portugez Cancelo pritet t’i bashkohet kampionit gjerman Bayern para se të mbyllet afati kalimtar dimëror të nesër.
28-vjeçari i ka bërë vetëm tri paraqitje për kampionin e Anglisë që prej Kupës së Botës, në disfatat kundër Manchester Unitedit dhe Southamptonit.
Ai e ka humbur vendin në skuadrën e Pep Guardiolës pas shpërthimit në skenë të adoleshentit Rico Lewis dhe përmirësimit në formë të majtakut Nathan Ake.
Bayern Munich do ta ketë mundësinë ta blejë portugezin në verë nëse pajtohet t’ia paguajë 70 milionë euro klubit anglez.