Çalhanoglu: Do t’ia shkatërrojmë planin Manchester Cityt - NACIONALE

Çalhanoglu: Do t’ia shkatërrojmë planin Manchester Cityt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Interit, Hakan Çalhanoglu ka deklaruar se do të luajnë pa frikë ndaj Manchester Cityt dhe do të provojnë t’ia shkatërrojnë tërë planin.

Man City është afër ta kompletojë tripletën pasi fitoi Premierligën dhe FA Cup, me Ligën e Kampionëve që mbetet ende trofeu i padëshiruar deri më tani.

Para ndeshjes, turku në konferencë për shtyp ka deklaruar se Interi do të luajë pa frikë kundër klubit anglez.

Kemi bërë disa analiza dhe është e rëndësishme të luajmë lojën tonë. Të luajmë pa frikë është e rëndësishme. Ata do ta detyrojnë veten dhe të luajnë shumë ofensivë”.

Do t’iu tregojmë se nga çfarë jemi të krijuar. Kemi dominuar ndeshjet dhe shpresoj që të shkojmë dhe t’ua shkatërrojmë planin e tyre të lojës”.

Do të jetë ndeshje e veçantë për mua që të luaj në Stamboll. Dua ta shijoj momentin, nuk e di kur më do të luaj në një finale. Do të japim më të mirën”, deklaroi ai.

Edhe Inzaghi dha lëvdata për Cityn duke thënë: “Më shumë gjasë janë klubi më i mirë në botë. E imë që është një mundësi e madhe për të shkruar një faqe të re të Interit. E dimë sa vështirë do të jetë”.

Përndryshe, si Lautaro Martinez ashtu edhe Julian Alvarez do ta kenë shansin që në të njëjtin vit ta fitojnë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës.

Përballja zhvillohet të shtunën më fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme