Cadizu ‘viktima’ e radhës e Real Madridit
Real Madridi s’po di të ndalet këtë sezon, ndërsa nuk ka lëshuar asnjë pikë as në ndeshjen ndaj Cadizit.
“Los Blancos” zhvilluan një tjetër paraqitje solide, duke triumfuar me rezultat 3:0, ku tani kanë vetëm nevojë për një pikë që të shpallen kampion.
Reali e nisi shumë më mirë pavarësisht që luajti me ekipin e dytë, duke krijuar disa raste të njëpasnjëshme, por që s’i finalizuan.
Ishte Brahim Diaz që shënoi një gol solo të bukur për t’i dhënë epërsinë vendasve. Marokeni dribloi për mrekulli mes dy lojtarëve dhe me një goditje precize e la të shtangur portierin mysafir (51’).
Ndërsa, epërsinë e dyfishoi i inkuadruari Jude Bellingham që shënoi nga afërsia pas një asistimi të Diazit (68’).
Për ta vulosur fitoren u përkujdes Joselu me një gol nga afërsia pas një asitimi të bukur të kapitenit Nacho Fernandez (90+4').
Gjiganti madrilen tani shpreson që Barcelona të kiksojë më vonë ndaj Gironas për t’u shpallur kampion, ose punën për titull duhet ta kryejë në vikendin tjetër.
Fillimisht, fokusi kryesor mbetet kualifikimi në finalen e Ligës së Kampionëve – ku të mërkurën e presin Bayern Munichun në “Santiago Bernabeu”.