“Buzëqesh” Shqipëria: Brajan Gruda e lë kampin e Gjermanisë shkaku i lëndimit - NACIONALE

“Buzëqesh” Shqipëria: Brajan Gruda e lë kampin e Gjermanisë shkaku i lëndimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë mund të ketë edhe një shans për ta bindur sulmuesin Brajan Gruda. Sulmuesi i Mainz 05 ka lënë grumbullimin e kombëtares së Gjermanisë shkaku i lëndimit muskulor.

Gruda ishte ndër opsionet për Julian Nagelsmann për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, megjithatë duket se nuk ka ndonjë gjasë për t’u ftuar.

Anësori me prejardhje nga Shkodra ka pësuar një lëndim muskulor dhe si pasojë është larguar nga kampi. “Sky Germany” raporton se lojtari do të ketë shans tjetër për ta dëshmuar vetën pas Evropianit.

Brajan Gruda është larguar nga kombëtarja shkaku i një lëndimi (probleme muskulore)”.

20-vjeçari nuk do të jetë në skuadrën e Kampionatit Evropian, mirëpo ai ka impresionuar mjaftë shumë”.

Gruda pritet të ketë mundësi tjera te Gjermania pas Kampionatit Evropian”, shkruan ndër të tjera gazetari Florian Plettenberg.

Tani, FSHF-ja dhe përzgjedhësi Sylvinho mund të tentojë ta bindin sërish Grudën meqenëse deri më tani s’kanë arritur t’ia dalin.

Sylvinho u takua me Grudën para disa muajve, por duket se nuk ishte në gjendje ta bindnin.

Lajme të ngjashme