“Buzëqesh” Reali, lëndimi i Camavingas s’është serioz
Real Madrid ka marrë një lajm të shkëlqyer duke mësuar se mesfushori Edouardo Camavinga ka pësuar një lëndim të lehtë, pavarësisht që e la fushën i dëmtuar në fitoren e Francës 3:2 ndaj Kilit.
Kishte frikë se 21-vjeçari do të mungojë në përballjen e rëndësishme të Realit ndaj Manchester Cityt, por kjo tani është hedhur poshtë.
“AS” raporton se nga testet e bëra ka rezultuar që francezi ka një lëndim të lehtë andaj do të rikthehet qysh këtë vikend, që nënkupton se nuk do ta humbasë as edhe një takim.
Camavinga tani do të bëjë një stërvitje me stafin mjekësor dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, do t’i ribashkohet skuadrës të premten.
Kësisoj, francezi nëse jo titullar pritet të zhvillojë disa minuta në vikend ndaj Athletic Bilbaos të dielën mbrëma.
Për Real Madridin, Camavinga është tejet i rëndësishëm pranë yjeve të rinj si Jude Bellingham, Aurelien Tchouameni, Fede Valverde dhe Arda Guler. Sidoqoftë, klubi madrilen ka bindur edhe Toni Kroosin të rinovojë kontratën deri më 2025.
Real Madrid të shtunën do të përballet me Bilbaon, kurse të martën e pret Man Cityn në “Santiago Bernabeu”.