“Buzëqesh” Guardiola, De Bruyne rikthehet në stërvitje - NACIONALE

“Buzëqesh” Guardiola, De Bruyne rikthehet në stërvitje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Manchester Cityt Kevin de Bruyne është rikthyer në stërvitje për herë të parë që nga muaji gusht.

De Bruyne ishte titullar në ndeshjen ndaj Burnley, ku luajti vetëm 20 minuta e pastaj u detyrua të operohet, lëndim që e ka mbajtur jashtë fushës për katër muaj.

Sidoqoftë, 32-vjeçari tani është parë duke stërvitur me bashkëlojtarët për herë të parë që nga operimi me skuadrën e Guardiolas që po përgatitet për Kupën e Botës për klube në Arabinë Saudite.

Më herët këtë muaj, Guardiola konfirmoi se De Bruyne kishte nisur të stërvite i vetëm dhe është ftuar për Kupën e Botës për klube.

Megjithatë, është ende e paqartë nëse do të jetë në gjendje të luajë në këtë turne por rikthimi i tij është lajm i shkëlqyer për Cityn që ka mbetur pak mbrapa në garën për titull në Premierligë.

City ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit në ligë, ku në vikend barazuan me Crystal Palace, duke pësuar një gol në kohën shtesë.

Kampioni i Anglisë tani gjendet pesë pikë prapa Arsenalit por nuk do të luajë më në ligë deri më 27 dhjetor shkaku i pjesëmarrjes në Kupën e Botës për klube.

Skuadra e Guardiolas fillimisht do të përballet me klubin japonez Uraëa Red Diamonds në gjysmëfinale, ku synojnë ta fitojnë kompeticionin për herë të parë në histori të klubit.

Në rast të fitores, atëherë do të përballen në finale me fituesin e ndeshjes Fluminense dhe Al Ahly.

Lajme të ngjashme