“Buzëqesh” Barcelona, pesë yje rikthehen ndaj Sevillas
Barcelona ka marrë lajme të shkëlqyera para derbit me Sevillan, ku plot pesë yje do të rikthehen nga lëndimet.
Rikthimi më i bukur më gjasë do të jetë i mesfushorit Gavi, i cili ka munguar që nga viti e kaluar shkaku që këputi ligamentin derisa përfaqësonte kombëtaren e Spanjës.
Përpos tij, në stol do të gjenden edhe Dani Olmo e Fermin Lopez, kurse nga minutat e parë edhe mund të luajnë Frenkie de Jong e Lamine Yamal.
“Po, Gavi do të jetë me skuadrën kundër Sevillas nesër. Ai është i gatshëm”.
“Dani Olmo dhe Fermin Lopez do të rikthehen nesër, më shumë gjasë të gjithë ata do të jenë në stol”.
“Frenkie de Jong është gati, edhe mund të luajë nga fillimi... dhe Lamine Yamal është mirë”, deklaroi Flick.
🚨 Hansi Flick confirms: “Yes, Gavi will be back with the squad against Sevilla tomorrow. He’s available”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 19, 2024
“Dani Olmo and Fermín will also return tomorrow, most likely all of them will be on the bench”.
👀🇳🇱 “Frenkie de Jong is ready, he could start… and Lamine is fine”. pic.twitter.com/FMuLIMlgpg
Barcelona aktualisht është lider në La Liga me pikë të barabarta me Real Madridin, por katalunasit kanë një sfidë më pak të zhvilluar – të cilën do ta zhvillojnë të dielën mbrëma.