“Buzëqesh” Arteta, rikthehen Zinchenko e Partey - NACIONALE

“Buzëqesh” Arteta, rikthehen Zinchenko e Partey

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal më shumë gjasë do t’i ketë në dispozicion dyshen Oleksandr Zinchenko dhe Thomas Partey kur të udhëtojnë për përballjen ndaj Sheffield Unitedit të hënën më 4 mars.

Të dy lojtarët i kanë lënë lëndime pas dhe “Evening Standard” raportoi se ishin afër të përfshiheshin ndaj Neëcastle Unitedit vikendin e kaluar.

“Topçinjtë” kanë një javë pushim para se të udhëtojnë për te Sheffieldi, andaj raportohet se është kohë mese e mjaftueshme që ukrainasi dhe lojtari me prejardhje nga Gana të jenë në gjendje për t’iu bashkuar ekipit.

Është bërë një kohë e gjatë që Arsenal ka luajtur pa Partey, i cili ka munguar që nga muaji tetor shkaku i problemit serioz në kofshë. Ndërkohë, Zinchenko s’ka luajtur që nga fillimi i muajit shkurt shkaku i lëndimit që pësoi në fitoren ndaj Liverpoolit.

Edhe pa dy lojtarët, Arseanl ka qenë në formë të mirë duke fituar gjashtë ndeshjet e Premierligës, edhe pse humbën te Porto në ndeshjen e parë të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Arsenal pas udhëtimit ndaj Sheffield Unitedit, do ta presin Brentfordin më 9 mars dhe pastaj kanë përballjen e vështirë ndaj Portos tre ditë më vonë.

Kësisoj, lista e “mungesave” të Arsenait shkurtohet pasi vetëm Takeiro Tomiyasu dhe Jurrien Timber mbesin të lënduar.

Lajme të ngjashme