‘Buzëqesh’ Arteta, Gabriel Jesus lë pas lëndimin dhe kthehet në stërvitje
Ylli i Arsenalit Gabriel Jesus është rikthyer në stërvitje të plotë me ekipin të enjten.
Braziliani humbi fillimin e sezonit shkaku që u detyrua të bënte një operacion në gju.
Por Jesus duket që e ka lënë prapa këtë lëndim, meqenëse u pa në stërvitje me bashkëlojtarët.
Ende nuk dihet saktësisht nëse Arteta do ta ftojë Jesus këtë vikend për përballjen ndaj Fulham, mirëpo lojtari mund të jetë gati për derbin ndaj Manchester Unitedit.
🚨 Gabriel Jesus is training
— Football Daily (@footballdaily) August 24, 2023
Arsenal squad preparing ahead of their weekend match against Fulham 🔴 pic.twitter.com/g7JUWFfJRa
Eddie Nkeitah ishte titullar në të dy ndeshjet e Arsenalit në Premierligë, në mungesë të Jesusit ku edhe shënoi një gol në fitoren 2:1 ndaj Nottingham Forestit.
Arsenal regjistroi dy fitore në dy ndeshjet e para në Premierligë, duke arkëtuar gjashtë pikë, aq sa kanë vetëm Brighton dhe Man City.
Objektivi i skuadrës londineze mbetet titull kampion i Anglisë, të cilët ishin afër ta arrinin vitin e kaluar por që lëshuan pikët në xhirot e fundit.