Bukuria e futbollit! Qindra tifozë këndojnë pranë një njeriu të verbër për t'i treguar se Argjentina fitoi Kupën e Botës - NACIONALE

Bukuria e futbollit! Qindra tifozë këndojnë pranë një njeriu të verbër për t'i treguar se Argjentina fitoi Kupën e Botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Argjentina dje në krye me Lionel Messi arritën ta fitojnë trofeun e Kupës së Botës, duke mposhtur në finale Francën.

Pas një ndeshje dramatike me rezultatin që doli të jetë 3:3 pas 120 minutave lojë, argjentinasit ishin më të saktë nga pika e bardhë duke fituar me rezultat 4:2.

Të gjithë tifozët argjentinas iu gëzuan këtij suksesi të shtetit të tyre, e disa bënë një gjest të madh duke kënduar pranë një njeriu të verbër.

Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin, ku qindra tifozë këndojnë festojnë bashkë me të, e për një çast edhe gruaja e tij bëhet me lot.

Lajme të ngjashme