“Bukayo Saka është i mbivlerësuar”
Sulmuesi Bukayo Saka është i mbivlerësuar dhe gjithnjë duket i lënduar, kështu thotë ish mbrojtësi i Anglisë dhe Manchester Unitedit Paul Parker.
Anglezi këtë edicion nuk ka qenë në formën më të mirë shkaku i disa lëndimeve, ndërsa ka realizuar vetëm tre gola në 15 paraqitje në të gjitha garat.
Parker ka kritikua Arsenalin që e ka lejuar mesfushorin Emile Smith Rowe të largohet, kurse konfirmoi se nuk është fans i madh i Sakas dhe Gabriel Martinellit.
“Mendoj se lojtarët si ai (Smith Rowe) janë çfarë Arseanlit i duhen më shumë se Saka e Martinelli”.
“Saka është i mbivlerësuar dhe gjithnjë duket i lënduar, sidomos nëse Arsenali është prapa në lojë”.
“Ai dhe Odegaard do të ishin një dyshe e shkëlqyer por sërish mendoj se ishte vendimi i duhur për t’u larguar dhe për Arsenalin atë kohë, edhe pse tani situata ka ndryshuar”.
Parker shprehu pëlqimin për Smith Rowe, mirëpo e pranoi se Arsenali kishte të drejtë për ta shitur nëse s’ishte opsion primar për Artetan.
“Është lojtar brilant, por nuk mendoj se Arsenali është i penduar për ta shitur. Është lehtë për të thënë se duhet ta mbanin shkaku i lëndimeve, por ai donte më shumë minutazhë që s’mund t’ia ofronte Arsenali”.
“Është më i mirë se Martinelli edhe pse nuk janë lojtarë të ngjashëm. Është lojtar fantastik me të ardhme të shkëlqyer”.