Bruno Fernandes duhet ta dorëzojë shiritin e kapitenit, thotë Neville
Legjenda Gary Neville nuk është i bindur se mesfushori Bruno Fernades po i shijon përgjegjësitë si kapiten i Manchester United, andaj duhet ta dorëzojë në fundin e sezonit.
Portugezi u zgjodh kapiten nga Erik ten Hag, pasi tekniku holandez e largoi nga Harry Maguire shkaku që e humbi vendin në formacionin bazë.
Por 29-vjeçari është kritikuar për punën e tij si kapiten dhe Neville thotë se Fernandes duhet ta dorëzojë shiritin.
“Do të thosha atë që Roy mendon sepse në këto momente nëse e pyet Brunon “A dëshiron të jesh kapiten?”, ai do të thoshte jo”.
“Nuk e njoh aspak, por për mua është lojtari më i talentuar, i vetmi që ka ardhur në këto 10 vitet e fundit dhe ka përmbushur kërkesat e çmimit ose standardeve që ne presim. Është një nga ta”.
“Ai është lojtar brilant, por po provon të bëhet gjithçka dhe çdokush në fushë, i merr emocionet me vete”.
“Personalisht mendoj se do të ishte më mirë nëse Bruno s’ishte kapiten. Nëse do të ishte aty Steve Bruce ose Roy Keane në dhomën e zhveshjes dhe Bruno të qëndronte si lojtar i talentuar, do të ishte gjëja më e mirë”.
“Ten Hag nuk do t’ia heq kapitenin. Edhe nëse njerëzit thonë se duhet, e shoh pse Ten Hag nuk do të vepronte sepse do të ishte goditje masive”.
“Fillimisht s’duhej të bëhej kapiten. Ishte e qartë kur e shikonim kur Ronaldo ishte aty, kur e sheh në mesin e sezonit ishte e qartë se nuk ishte kapiteni perfekt për grupin, por mendoj se është lojtari më i mirë në skuadër dhe më i vlefshëm”, deklaroi ai.
Manchester United të mërkurën u eliminua edhe nga Carabao Cup, pas një humbje 0:3 nga Newcastle United në “Old Trafford”.