Broja rrëfehet pasi këputi ligamentin: Koha më e keqe e jetës time, as nuk mund të lëvizja
Sulmuesi Armando Broja thotë se ka kaluar kohën më të keqe të jetës pasi operimit në gju.
Gjatë një miqësore ndaj Aston Villas, shqiptari këputi ligamentin në fushë dhe që atëherë është duke u shëruar nga pak.
Për faqen zyrtare të Chelseas, Broja ka komentuar këtë periudhë të vështirë ku tha se ka qenë pjesa më e vështirë e jetës.
“Ende vazhdon të jetë në mendjen time. Ishte shok i madh sepse gjithmonë kam qenë i shëndetshëm, ndonjëherë vetëm disa lëndime të vogla. Ishte shok edhe më i madh për nënën dhe babain sepse rrallë herë më kanë parë të lënduar”.
“Pas operimit, isha me barela për dy javë. Ishte koha më e keqe e jetës time. Nuk mund të lëvizja nga shtrati. Nëna ime vraponte rreth shtëpisë për të më sjellë ushqim. Ndihesh i padobishëm, dëshiron të bësh gjëra por thjesht nuk mundesh”.
“Nuk mund të flija, isha në dhimbje. Mendoj për gjërat që mund t’i anashkaloja, edhe pse e dija që nuk ishte gjë e mirë për t’u bërë. Ishte diçka që duhet ta kaloja, duke o fokusuar të kthehem me shëndet”.
'It was a struggle. You almost feel useless.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 29, 2023
'But as they say, the comeback is going to be better than the setback.’ 💙
An exclusive with the striker. ⤵️
Ai tutje falënderoi bashkëlojtarin Ben Chilwell që i ka ndihmuar, me anglezin që gjithashtu e ka pasur të njëjtin ‘fat’ vitin e kaluar.
“Ben Chilwell më ka ndihmuar tejet shumë. Ka biseduar që nga momenti kur ndodhi deri tani. Edhe sot e kishim një bisedë”.
“Ai e ka kaluar, e dinë se si ndihet, presioni, gjërat psikike. Më ka ndihmuar në çdo hap. Ai nuk ka nevojë ta bëjë, por mënyra si vjen të më flas më ka ndihmuar, prandaj shumë faleminderit”.
“Po e shikoj tani dhe është duke fluturuar, është në formë të mirë. Më tha se do të rikthehem më i fortë. Është mirë ta dëgjosh nga dikush që e ka kaluar këtë sfidë”.
Ndërkohë, ende nuk ka datë të saktë se kur do të rikthehet shqiptari.