Brentford lë gojëhapur Manchester Cityn duke e mposhtur në “Etihad” - NACIONALE

Brentford lë gojëhapur Manchester Cityn duke e mposhtur në “Etihad”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City ka shënuar një hap fals të papritur, duke humbur 1:2 ndaj Brentfordit në “Etihad”. Ky rezultat vetëm dy ekipeve u shkoi përshtati: Brentfordit dhe Arsenalit.

Kur më së paku pritej, ndodhi. Manchester City pasi vuajti shumë të fitonte edhe ndaj Fulhamit një javë më herët, sërish nuk e pati më të lehtë as ndaj Brentfordit.

Sado që luajti në terrenin vendës, ekipi i Pep Guardiolas nuk arriti t’i sigurojë tre pikët. Madje, ai u mposht, Tryesnia në sulm dhe aksionet e shumta për gol që krijoi skuadra kampione në fuqi nuk u përkthyen me gola të shënuar.

Ishin mysafirët ata që kaluanë në epërsi në minutën e 10-të. Një harkim që nuk premtonte shumë doli të ishte fatsjellës për Brentfordin, pas një devijimi me kokë që bëri Toney për 0:1.

Manchester City me të gjitha forcat u vërsul drejt portës kundërshtare që ta gjente sa më parë golin e barazimit. Raste pas rastesh u krijuan, por goli nuk erdhi deri në fund të pjesës së parë.

Ishte ylli magjik anglez, Foden, ai që me një goditje mbresëlënëse në minutën 45+1’ shënoi për 1:1, duke lënë të shtangur portierin Raya.

Në pjesën e dytë Manchester City sulmoi pareshtur, por Brentfordi tregoi një vendosje të organizuar në mbrojtje, duke arritur që t’i frenonte sulmet që iu bëheshin.

Vendësit goditën mbi 26 herë, por pa gjetur rrugën e rrjetës. Sado që në ndeshje luajti titullar edhe Haaland, as ai nuk arriti që të bënte dallimin kësaj radhe.

Pasime e manovrim i pafund i topit, në mbi 74%, rezultoi i pamjaftueshëm në fund të ndeshjes për Manchester Cityn.

Edhe dhjetë minutat shtesë që u akorduan në fund të takimit nuk ishin të dobishme për të prodhuar ndonjë gol shtesë nga skuadra e Guardiolas.

Vendosja hermetike në mbrojtje e Brentfordit pamundësoi realizimin e çfarëdo goli. Ishte një mur i pakalueshëm ai që u vendos në gjysmëfushën e vet nga trajneri Frank.

Megjithatë, në minutën e 90+8-të kur të gjithë prisnin golin e Manchester Cityt, erdhi dushi i ftohtë për Guardiolan. Me anë të një kundërsulmi të shpejtë Toney shënoi golin e dytë në ndeshje pas një seri kombinimesh të suksesshme.

Kështu, me rezultatin 1:2 mbaroi sfida, me një fitore vërtet të papritur të Brentfordit në “Etihad”. Një lajm shumë i mirë për Arsenalin, pasi do të qëndrojë i qetë në vendin e parë në tabelë edhe pas xhiros së 14-të. Ndërkaq Brentfordi iu rikthye fitores pas një serie rezultatesh negative.

Manchester City renditet në pozitën e dytë tabelore me 32 pikë, kurse Brentfordi në atë të 10-en me 19 pikë.

Lajme të ngjashme