Bremer rinovon me Juventusin
Mbrojtësi Gleison Bremer e ka rinovuar kontratën me gjigantin italian Juventus.
Braziliani ka nënshkruar kontratë deri më 2029, ndërsa do t’i rritet edhe klauzola e lirimit, e cila ishte aktive për 60 milionë euro.
“Gleison Bremer ka rinovuar kontratën me Juventusin, kështu do të jetë lojtari ynë deri më 30 qershor 2029”, shkroi ndër të tjera në komunikatë gjiganti italian.
✍️ 𝗕𝗥𝗘𝗠𝗘𝗥 2️⃣0️⃣2️⃣9️⃣@bremeroficial extends his ⚪⚫ stay!
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) August 5, 2024
Në dy sezonet e fundit, pra që kur iu bashkua Juves nga rivali Torino, Bremer ka bërë 83 paraqitje në të gjitha garat, ku secila ka qenë nga minuta e parë.
Bremer është mbrojtësi që ka fituar më së shumti topa në dy sezonet e fundit të Serie A, pra 376, 14 më shumë se secili mbrojtës në të njëjtin rol.
Bremer u pëlqye nga disa skuadra të Premierligës, por një largi këtë verë do të jetë thuajse i pamundur për të ndodhur, ndërsa nëse largohet në verë atëherë do të kushtojë shumë më shumë se klazuola e lirimit që kishte në kontratën e kaluar.