Brazilianët e trajtojnë Ronaldon si një burrë trashaluq – thotë Kaka
Ish-ylli i Brazilit, Kaka, beson se shumica e bashkëvendësve të tij kanë mungesë respekti për sulmuesin legjendar Ronaldo, duke thënë se ata e shohin atë vetëm si një burrë trashaluq.
Ronaldo është futur në historinë e futbollit si njëri prej sulmuesve më të mirë, pasi i ndihmoi Brazilit ta fitojë Kupën e Botës më 1994 dhe veçanërisht më 2002.
Ai po ashtu gëzoi një karrierë shumë të suksesshme me Barcelonën, Interin dhe Real Madridin.
Megjithatë, ish-mesfushori i Milanit dhe Real Madridit Kaka beson se bota e respekton Ronaldon më shumë se bashkatdhetarët e vet.

“Është e çuditshme ta them këtë, por shumë brazilianë nuk e mbështesin Brazilin”, tha Ronaldo për BeIN Sports.
“Ndodh nganjëherë. Nëse e sheh Ronaldon duke ecur këtu, thua: ‘Uau’. Ai ka diçka ndryshe këtu. Në Brazil, ai është thjesht një burrë trashaluq duke ecur rrugës. Natyrisht, shumë brazilianë e duan Ronaldon, unë e dua Ronaldon, por mënyra se si ai respektohet në Brazil dhe jashtë vendit dallon.”
Ai shtoi: “Ronaldo respektohet më shumë jashtë se brenda vendit”.
Ronaldo shtoi shumë peshë pas përfundimit të karrierës dhe shumë media dhe tifozë u tallen me gjendjen e tij gjatë viteve.
