Brazili emëron Dorival Junior si trajner, pasi Ancelotti nuk e përfilli ofertën
Sao Paulo ka konfirmuar se trajneri i tyre Dorival Junior po largohet nga klubi për të marrë nën kujdesje Kombëtaren e Brazilit, pasi Carlo Ancelotti vazhdoi kontratën e tij me Real Madridin.
Sao Paulo lëshoi një deklaratë të gjatë të dielën duke konfirmuar se Dorival Junior ka dhënë dorëheqjen për të marrë postin e trajnerit të Brazilit. Gjatë kohës së tij me klubin, ai fitoi Copa do Brasil, dhe gjithashtu ka fituar trofe me Flamengo, Athletico Paranaense, Santos dhe Vasco da Gama. Ancelotti ishte caktuar si një nga objektivat kryesore të Brazilit, por ai ka zgjedhur të qëndrojë në Real Madrid në vend që të marrë drejtimin e Selecao.

Sipas deklaratës së Sao Paulos, ai tha : "Është realizimi i një ëndrre personale, e cila u bë e mundur vetëm sepse mora vlerësimin për punën e kryer në Sao Paulo. Prandaj më duhet t'ju falënderoj që jeni pjesë e kësaj periudhe të rëndësishme të rindërtimit, të udhëhequr me kompetencë nga kryesia dhe bordi.Me investimin në infrastrukturë dhe planifikimin e viteve të fundit, klubi është i përgatitur të presë profesionistët më të kualifikuar në treg.Dëshiroj gjithashtu të falënderoj tifozët për gjithë dashurinë e tyre dhe mbështetjen."
NOTA OFICIAL
— São Paulo FC (@SaoPauloFC) January 7, 2024
O São Paulo Futebol Clube comunica a saída do técnico Dorival Júnior, que solicitou o desligamento para assumir o comando da seleção brasileira.
“É a realização de um sonho pessoal, que só foi possível porque tive o reconhecimento do trabalho desenvolvido no São… pic.twitter.com/ySe4XnbgiT
Brazili synon të fitojë trofeun e saj të parë që nga viti 2019, kur ata ngritën Kupën e Amerikës. Ata nuk e kanë fituar Kupën e Botës që nga viti 2002, që do të thotë se tani kanë kaluar 22 vjet pa fituar çmimin më të madh të futbollit. Kjo kohë e gjatë pa tituj vjen pas periudhës së tyre shterpe midis viteve 1970 dhe 1994.
.png?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Kombëtarja e Brazilit ka planifikuar të përballet me Anglinë më 23 mars dhe do të luajnë në Kupë të Amerikës këtë verë. Shpresa e tyre e radhës për lavdinë e Kupës së Botës vjen në vitin 2026.