Branca: Interit i mungon Perisic më shumë se Lukaku
Ish-drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, beson se zikaltërve më shumë iu mungon anësori kroat, Ivan Perisic, i larguar këtë verë në drejtim të Tottenham Hotspur, se sa i lënduari Romelu Lukaku, që u kthye në Inter në formë huazimi por po mungon për shkak të një lëndimi.
Zikaltrit vulosën një fitore 2-0 kundër Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve të martën dhe tani po përgatiten të përballen me Udinesen në ndeshjen e fundit të Serie A para pushimit të skuadrave, pasi do të ndeshje ndërkombëtare.
Interi sërish do të jetë pa Romelu Lukakun i cili nuk pritet të kthehet para tetorit pas një dëmtimi muskulor.
Megjithatë, Branca beson se zikaltërve u mungon Perisic më shumë se belgu.
“Mendoj se Perisic i mungon më shumë. Ai ishte i jashtëzakonshëm sezonin e kaluar, tani ata ende duhet të përshtaten në mungesë të tij”, tha ai për Tuttosport.
“Ai dëshironte të luante në Premierligë para përfundimit të karrierës së tij. Interi nuk kishte asgjë që mund ta bindte të qëndronte. Unë e kuptoj atë, nuk kishte asnjë arsye pse ai të mos merrte kënaqësi personale.”

Kroati iu bashkua Tottenhamit si një lojtar i lirë në fund të kontratës së tij me Interin që i skadoi në qershor. Ai ishte një nga lojtarët më të mirë të Interit sezonin e kaluar falë 10 golave dhe nëntë asistimeve në 49 ndeshje në të gjitha garat.
Inter nënshkroi me Robin Gosens nga Atalanta në janar, por gjermani nuk është ende në nivelet e tij të mëparshme, kryesisht për shkak të problemeve fizike.
“Ai nuk ishte mirë kur mbërriti dhe mendoj se ka kohë të kthehet në nivelin e tij. Për mua, ai është një lojtar i shkëlqyer”, tha Branca, i cili ka besim te trajneri i Interit, Inzaghi.
“Është normale që çdo trajner të merret në pyetje pas disa barazimeve. Më pëlqen mënyra se si luan ekipi. Interi ka një grup të vështirë të Ligës së Kampionëve, por i duhet vetëm një ndeshje për t'u zhbllokuar. Nëse ata gjejnë çelësin e problemit, ata mund të luajnë njësoj me të gjithë.”

Branca beson se Interi nuk duhet të pendohet që nuk nënshkroi Paulo Dybala, i cili nënshkroi për Romën si një transferim i lirë.
“Ata nuk mund të pendohen, ai nuk është aty, kështu që ata duhet të mendojnë se kush është në ekip”, tha për fund ish-drejtori i Interit.
🗣 #Inter, l’ex #Branca: “Manca uno come #Perisic, non #Lukaku” https://t.co/ZOCVHHHJ79
— serieAnews.com (@serieAnews_com) September 16, 2022

