Brajan Gruda ëndërron Gjermaninë: Do të isha i lumtur sikur të merrja ftesë nga ekipi A
Sulmuesi Brajan Gruda është duke i qëndruar pas vendimit për të luajtur për kombëtaren e Gjermanisë.
Edhe pse është dëshirë e madhe e Shqipërisë, anësori i Brightonit vazhdon të “flirtojë” me kombëtaren gjermane, ku disa herë së fundmi ka deklaruar se po pret ftesë nga ekipi A.
Shkodrani në një intervistë për “Kicker” deklaroi se beson se mund të arrijnë shumë larg me Gjermaninë U21 në Kampionatin Evropian “Euro 2025 U21”, por ekipi A mbetet ëndrra.
“Ndjehem rehat këtu te U21, por padyshim do të isha shumë i lumtur nëse do të merrja ftesë nga ekipi A. Më rëndësi është të kem shëndet, pastaj të tjerat do të vijnë natyrshëm”.
“Evropiani U21 në verë? Sigurisht. Mendoj se do të jetë fantastik. Kemi një ekip të mirë dhe besoj se mund të shkojmë larg këtë herë”.
“E kam parë turneun e kaluar, por kishim disa lojtarë që na mungonin dhe tani janë këtu. Do të jetë shumë më mirë. Mund të jemi në top 5, që të mos themi top 3. Objektivi ynë është të shkojmë sa më lartë përsëri”.
Ndërkohë, presidenti i FSHF-së Armand Duka tha se e kanë ftuar Grudën te Shqipëria, megjithatë lojtari ende nuk ka vendosur përfundimisht.