Brahim Diaz e zgjedh Marokun, trajneri i Spanjës: I uroj më të mirat - NACIONALE

Brahim Diaz e zgjedh Marokun, trajneri i Spanjës: I uroj më të mirat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Spanjës Luis de la Fuente i ka uruar më të mirat sulmuesit Brahim Diaz, që ka zgjedhur ta përfaqësojë kombëtaren e Marokut.

Diaz është lodhur nga pritja për ftesën e “La Roja”, andaj ka pranuar ta përfaqësojë Marokun në nivelin ndërkombëtar, duke nisur nga miqësoret e këtij muaji.

Mirëpo, te Spanja duket se nuk iu ka mbetur peng humbja e yllit madrilen, me De la Fuente që deklaroi se të gjithë kanë të drejtat e tyre dhe i uroi më të mirat.

Nuk kam biseduar me Brahim. Unë zgjedh nëse ftoj dikë ose jo, pastaj njerëzit bëjnë atë që duan të bëjnë”.

Më shumë gjasë jam trajneri që e kam zgjedhur më së shumti. I uroj më të mirat. Të gjithë kanë të drejtat e tyre të bëjnë atë çfarë duan”, deklaroi shkurtimisht ai.

Diaz është ftuar vetëm një herë nga ekipi A i Spanjës duke shënuar në fitoren 4:0 ndaj Lituanisë më 2021, që nënkupton se është i lirë për të ndryshuar kombëtaren.

Ai tani do ta përfaqësojë shtetin e babait të tij, që vjen nga Maroku mirëpo ende asgjë s’është zyrtare, shkaku që FIFA duhet të konfirmojë kërkesën e Federatës së Marokut.

Maroku që pesë vite është duke tentuar ta bind Diazin që të luajë për ta, me trajnerin që ka udhëtuar diku pesë herë në Madrid vetëm këtë sezon.

Lajme të ngjashme