Boston Celtics një fitore larg titullit kampion në NBA, e mposht për herë të tretë Dallasin - NACIONALE

Boston Celtics një fitore larg titullit kampion në NBA, e mposht për herë të tretë Dallasin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Boston Celtics e ka vazhduar serinë fantastike finale ndaj Dallas Mavericks, duke i mposhtur për herë të tretë.

Boston këtë herë triumfoi me rezultat të ngushtë 99:106, sfidë që sërish ishte thjesht mahnitëse nga fillimi.

Vendasit e nisën më mirë duke e mbyllur me një pikë epërsi çerekun e parë (31:30), ndërsa çereku i dytë ishte i barabartë 20:20 (51:50 pjesa e parë).

Megjithatë, çereku i tretë rezultoi të jetë vendimtari me Bostonin që e mbylli me 16 pikë epërsi (19:35).

Dallasi tentoi ta përmbyste në çerekun e fundit por që assesi s’ia doli, kësisoj Bostoni triumfoi me rezultat 99:106.

Jayson Tatum shkëlqeu sërish te Bostoni duke realizuar plot 31 pikë, ndjekur nga Jaylen Brown me 30 sosh, derisa te Dallasi më i dalluari ishte Kryie Irving me 35 pikë, por të pamjaftueshme.

Boston tani prinë në seri me rezultat 3:0 dhe i duhet vetëm edhe një fitore për ta fituar titullin. Dallasit tani i duhet një mrekulli, si ajo e Clevors ndaj Golden State vite më parë, kur LeBron James drejtoi skuadrën e tij drejt një rikthimi mahnitës nga 3:0 në 3:4.

Lajme të ngjashme