Borussia Dortmund fiton derbin ndaj Eintracht Frankfurtit, ngritët në pozitën e tretë në tabelë - NACIONALE

Borussia Dortmund fiton derbin ndaj Eintracht Frankfurtit, ngritët në pozitën e tretë në tabelë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Borussia Dortmund ka marrë një fitore shumë të rëndësishëm në derbin ndaj Eintracht Frankfurtit, në kuadër të xhiros së 12-të në Bundesliga.

"Verdhëzinjtë" shënuan fitore me rezultat të ngushtë 1:2.

Julian Brandt kaloi mysafirët në epërsi me një gol shumë të bukur duke mos i dhënë asnjë shans portierit (21').

Mirëpo, vetëm pesë minuta më vonë Daichi Kamada me një goditje shumë të saktë realizoi për të barazuar rezultatin (26').

Frankfurt pastaj kishte dy super raste përmes Jesper Lindstrom ku kërkuan edhe një penallti shkaku i një ndërhyrje, por arbitri vazhdoi noramlisht lojën.

Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për Dortmundin, ku rikthyen avantazhin përmes talentit anglez Jude Bellingham (52').

Pastaj, Frankfurt kishte raste të njëpasnjëshme, por që assesi asnjëra nuk përfundoi në rrjetën e Dortmundit.

Kësisoj, meqenëse asnjëra skuadër nuk gjeti rrugën drejtë rrjetës, epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1:2.

Borussia Dortmund me këtë fitore të madhe ngritët në pozitën e tretë në tabelë me 22 pikë, tre më pak se lideri Bayern Munich.

Kurse, Frankfurt tani bie në pozitën e pestë në tabelë me 20 sosh.

Në xhiron e radhës, Borussia Dortmund do ta mirëpres Bochumin, derisa Eintracht Frankfurt do të jetë mysafir i Augsburgut.

Lajme të ngjashme