Borussia Dortmund e ndal me barazim Bayern Munichun në 'Der Klassiker' - NACIONALE

Borussia Dortmund e ndal me barazim Bayern Munichun në 'Der Klassiker'

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Der Klassiker ka përfunduar me barazim 1:1.

Lideri i Bundesligës, Bayern Munich, ishte i pafuqishëm ndaj Borussia Dortmund, duke shpëtuar në minutat e fundit nga humbja.

Takimi në Signal Iduna Park u dominua nga bavarezët, pasi ishin në ndjekje të rezultatit pothuajse nga minutat e para.

Gittens e kaloi në epërsi Borussia Dortmundin në minutën e 27-të, pas asistit të Schlotterbeck.

Harry Kane pësoi lëndim, që mund të jetë lajmi keq për Bayernin, pasi ylli anglez u detyrua të zëvendësohej në minutën e 33-të.

Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë.

Bayern Munich u hodh në sulm në 45 minutat në vijim, dhe e arriti golin e barazimit në minutën e 85-të.

Jamal Musiala shënoi për 1:1, pasi u asistua nga Olise.

Me këtë rezultat u mbyll takimi dhe Bayern Munich vazhdon në krye të Bundesligës pavarësisht rezultatit, tani me shtatë pikë para Frankfurt e Leverkusen.

Lajme të ngjashme