Borussia Dortmund e mposht sërish Newcastle Utd, Barcelona pëson humbje nga Shakhtari - NACIONALE

Borussia Dortmund e mposht sërish Newcastle Utd, Barcelona pëson humbje nga Shakhtari

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Borussia Dortmund ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme ndaj Newcastle Unitedit (2:0), derisa Barcelona pësoi një humbje befasuese në udhëtim te Shakhtar Donetsk (1:0).

Derbi më interesant u zhvillua në Gjermani, ku Dortmund arkëtoi pikët e plota ndaj skuadrës angleze me rezultat komod 2:0.

Ndeshja ishte shumë e hapur nga minuta e parë, me të dy skuadrat që kishin raste por vetëm gjermanët ia dolën t’i finalizojnë.

Dortmund krijoi një aksion të mrekullueshëm, ku Marcel Sabitzer bashkëpunoi për mrekulli me Niclas Fullkrug për të kaluar vendasit në epërsi (26’).

Newcastle kishte një mundësi të artë për ta barazuar rezultatin por që goditja me kokë e Joelinton përfundoi jashtë rrjetës.

Skuadra angleze e nisi fuqishëm pjesën e dytë duke tentuar ta barazojë, por që e pësoi në kundërzbritje. Karim Adeyemi e gjeti për mrekulli Julian Brandt i cili dribloi mbrojtësin dhe realizoi nga afërsia (79’)

Dortmund me këtë fitore merr përkohësisht liderin në grupin F me shtatë pikë, derisa Newcastle zë vendin e tretë me katër sosh.

Në anën tjetër, Barcelona ka pësuar një humbje befasuese te Shakhtar Donetsk me rezultat 1:0.

Ani pse katalunasit mbanin posedimin bën një paraqitje shumë të zbehët me pak raste të krijuara.

Danylo Sikan ishte heroi i skuadrës ukrainase me një eurogol me kokë pas një harkimi fantastik të Giorgi Gocholeishvili (40’).

Barcelona kishte disa mundësi ta barazonte rezultatin mirëpo asnjëra prej tyre nuk e befasoi portierin vendas.

Ndërkohë, Shakhtar realizoi një tjetër supergol, këtë herë me Newerton nga distanca por që u anulua për pozitë jashtë loje (87’).

Barcelona mbetet lider me nëntë pikë derisa Shakhtar renditet në pozitën e tretë me gjashtë sosh.

Lajme të ngjashme