Bordi i Real Madridit i pakënaqur me Ancelottin, kjo është arsyeja - NACIONALE

Bordi i Real Madridit i pakënaqur me Ancelottin, kjo është arsyeja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bordi i gjigantit spanjoll Real Madrid është i pakënaqur me trajnerin Carlo Ancelotti shkaku që iu ka dhënë shumë minutazhë veteranëve si Luka Modric dhe Toni Kroos.

“Los Blancos” kanë bërë një ndryshim të madh në mesfushë që nga shitja e Casemiros te Man Unitedi, duke blerë yje si Aurelien Tchouameni, Edouardo Camavinga, Federico Valverde si dhe Jude Bellingham.

Sidoqoftë, pavarësisht kësaj Ancelotti vazhdon t’i përdorë edhe dyshen Modric dhe Kroos, pavarësisht që kroati ka pasur minuta shumë të limituar – gjë që ka ndikuar të shprehë pakënaqësi.

Sipas “Relevo”, bordi madrilen është i pakënaqur me Ancelottin në këtë aspekt pasi sipas tyre të dy mesfushorët nuk mund të luajnë më pranë njëri-tjetrit, dhe kjo u dëshmua në humbjen nga rivali Atletico Madrid.

Drejtuesit mendojnë se Tchouameni, Camavinga dhe Valverde duhet të jenë gjithnjë nga minuta e parë.

Përpos kësaj, bordi mendon se Kroos momentalisht është superior në krahasim me Modricin sidomos pasi gjermani dhuroi atë asistim fantastik te Dani Carvajal në barazimin e fundit ndaj Sevillas.

Real Madrid rikthehet në “aksion” këtë të martë në udhëtim te skuadra portugeze Braga në kuadër të xhiros së tretë për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Nëse Kroos ose Modric do të jenë nga minuta e parë mbetet për t’u parë, pasi mund të ndodhë shkaku që Camavinga në disa raste po luan si mbrojtës i krahut të majtë.

Lajme të ngjashme