BNE përmbysin rezultatin ndaj Forzes dhe kualifikohen në Rio Major - NACIONALE

BNE përmbysin rezultatin ndaj Forzes dhe kualifikohen në Rio Major

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Bad News Eagles kanë arritur ta përmbysin rezultatin nga 1:0 në 2:1 kundër forZe, kështu duke arritur të kualifikohen për në IEM Rio Major, që është gara më e madhe sa i përket lojës CS:GO.

Për të arritur deri këtu djelmoshave nga Kosova iu deshën tri fitore, ku krahas tyre patën edhe dy humbje.

Fillimisht në ndeshjen e parë mposhtën skuadrën turke Eternal Fire me rezultat 16:14, por në ndeshjen e dytë humbën ndaj skandinavëve, NiP, bindshëm 16:7.

Me rekordin 1:1, iu desh të ndeshjes me njërën nga skuadrat që kishin po ashtu të njëjtin rezultat, ku në short iu ra skuadra e tetë më e mirë në botë, Astralis, të cilët i shpartalluan me rezultat të thellë 16:3.

Me këtë fitore arritën në rekordin dy fitore e një humbje, ku hynë në ndeshjet që do zhvilloheshin me tre harta. Aty në ndeshjen për kualifikim direkt në Rio u mposhtën nga Spirit me rezultat 2:0, dhe kësisoj iu mbeti vetëm një shans për kërkuar Majorin në Rio.

Humbja do të thoshte eliminim, ndërsa fitorja kualifikim në Rio 2022.

Ndeshja vendimtare: forZe - Bad News Eagles

Ndeshja ndaj skuadrës ruse forZe, ishte mjaftë e fortë nga të dyja palët.

Fillimisht në Dust2 fituan rusët me rezultat 16:13 edhe pse BNE-ja ishte duke fituar në fillim 7:0.

Në hartën që ka për qejfi skuadra kosovare, Ancient, bënë një rikthim të jashtëzakonshëm, ku nga humbja 11:4, u kthyen në 16:12 për të barazuar gjithçka në rezultat të përgjithshëm 1:1.

Mirage ishte harta që do përcaktonte fitoren. Rusët deri në këtë ndeshje kishin bilanc prej 70% fitore në këtë hartë nga 10 ndeshje, ndërsa BNE në nëntë ndeshje kishin 67% fitore.

Epërsia e krijuar si policë me rezultat 11:4 për BNE ishte e pamundur për rusët që të ktheheshin në lojë, madje kur u ndërruan anët, forZe nuk arriti të marrë asnjë pikë dhe me rezultat 16:4 triumfoi BNE për të kualifikuar në IEM Rio Major.

Statistikat e plota nga ndeshja

IEM Rio Major 2022 do të mbahet në Brazil, ashtu siç kuptohet nga emri dhe fillon më 31 tetor, ku do të zhvillohet deri më 13 nëntor, kur është edhe finalja e madhe që zhvillohet në stadiumin, Jeunesse Arena.

Ky është majori i dytë radhazi që skuadra nga Kosova kualifikohet për në fazën Challenger, ku luajnë skuadrat më të mira të botës.

Lajme të ngjashme