Blerja e Manchester Unitedit: Pse po vonohet procesi i shitjes te arabët?
Sheikët e Arabisë Saudite janë optimist të mëdhenj se do ta fitojnë garën për ta blerë Manchester Unitedin nga familja Glazers.
Duke u drejtuar nga Sheikh Jassim Bin Hamad Al Thani, oferta nga Katari ka avantazhin në këto javët e fundit, pasi propozuan blerjen e plotë të 20 herë kampionit të Anglisë.
Al Thani nuk e ka ndërmend ta rrisë ofertën mbi 6 miliardë euro, gjë që ka detyruar familjen Glazers të nisin negociatat, edhe pse fillimisht ëndërronin ta shisnin për diku 8 miliardë euro.
Kjo vonesë e negociatave ka ndikuar edhe te planet e Man Unitedit, me trajnerin Erik ten Hag që s’ka nënshkruar zyrtarisht me asnjë futbollistë, pavarësisht që po hymë në korrik.
Siç raporton “90min”, e tëra kjo vonesë po ndodh si shkak i mosmarrëveshjeve të brendshme midis gjashtë vëllezërve dhe motrave në familjen Glazers.
Dyshja Joel dhe Avram që janë më të përfshirë në klub po duan vetëm ta shesin një pjesë të klubit te Ratcliffe, derisa katër vëllezërit dhe motrat e tjera preferojnë shitjen e plotë, gjë që ia mundëson oferta e Katarit.
Një zgjidhje përfundimtare mund të arrihet në çdo moment, me Katarin që është i sigurt se oferta e tyre do të dalë fitimtare në fund.
Me ardhjen në krye, sheikët kanë premtuar revolucion me transferime të fuqishme, ndryshime në infrastrukturën e klubit duke shpresuar ta rikthejnë Man Unitedin aty ku ishte dekadën e kaluar.
