BILD: Dortmund e refuzoi Granit Xhakën shkaku i pagës
Para se t’i bashkohej Bayern Leverkusenit, mesfushori Granit Xhaka dukej se ishte në negociata me rivalin Borussia Dortmund.
Mediumi më i madh gjerman “Bild” raporton Dortmund vendosi të mos e transferojë shqiptarin vetëm shkaku i pagave, ku përfshihej edhe pjesa e kartonit.
Pra, “Verdhëzinjtë” e vlerësuan Xhakën si një investim shumë i kushtueshëm për klubin, pasi do të duhej të shpenzonin rreth 50 milionë euro, nëse përfshihet edhe kontrata që lojtari e arriti me Leverkusenin.
Argumenti kryesor nga Dortmundi mbi të gjitha ishte: Xhaka vështirë se ka ndonjë vlerë rishitje shkaku që në fundin e kontratës do të mbushte 35 vjeç, prandaj edhe dështoi gjithçka.
Kësisoj, Xhaka kaloi te Leverkuseni në një marrëveshje mbi 20 milionë euro ndërsa ka pasur rol kyç në suksesin e skuadrës gjermane deri më tani.
Xhaka ka qenë titullar i padiskutueshëm në të gjitha garat, duke zhvilluar 10 ndeshje dhe dhuruar një asistim. Në fakt, realizoi një eurogol ndaj ish klubit Borussia Monchengladbach por që u anulua për pozitë jashtë loje.
Tani lojtari është me kombëtaren e Zvicrës, ku të dielën do ta zhvillojnë ndeshjen ndaj Bjellorusisë.
