BILD: Bayern Munich i nis bisedimet me De Zerbin - NACIONALE

BILD: Bayern Munich i nis bisedimet me De Zerbin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta e madhe gjermane “BILD” raporton se Bayern Munich i ka nisur bisedimet paraeliminare me trajnerin Roberto de Zerbi, pasi Xabi Alonso më shumë gjasë do të qëndrojë te Bayer Leverkuseni.

Bayern po shikon disa trajnerë që ta zëvendësojë menjëherë Thomas Tuchelin që do të largohet këtë verë.

Alonso ishte i preferuari i “Bavarezzëve” mirëpo tekniku spanjoll dëshiron të qëndrojë për një tjetër sezon te Leverkuseni andaj Bayerni ka nisur negociatat me De Zerbin.

Raporti shton se Bayern do ta paguante edhe klauzolën e lirimit të De Zerbit në vlerën e 13 milionë eurove, mirëpo tekniku italian s’është kandidati i vetëm për këtë rol.

Bayern Munichu e vlerëson lartë De Zerbin, që ka bërë një punë të shkëlqyer te Brighton, ku me disa lojtarë të rinj arriti të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Evropës para disa top klubeve, pavarësisht që këtë sezon u eliminua nga Roma.

Bayerni është duke tentuar që në muajin mars ta ketë të zgjidhur çështjen e trajnerit meqenëse duan edhe mendimin e tij për ndryshimet që do të bëjnë në skuadër në afatin kalimtar veror, ku priten disa transferime.

Emër tjetër është edhe i Jose Mourinhos, që së fundmi konfirmoi se në verë do të kthehet në stolin e ndonjë klubi.

Lajme të ngjashme