"Bie" Arsenali, Liverpooli hije e Manchester Cityt
Ka përfunduar para pak çastesh edhe dueli i dytë i mbrëmjes së sotme mes Arsenalit dhe Liverpoolit.
I zhvilluar në "Emirates" të kryeqytetit anglez, ky derbi i takoi mysafirëve nga "Anfield", që vazhdojnë garën për titull, përcjell Gazeta Nacionale.
Liverpooli tashmë ka vetëm një pikë më pak se City, kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje deri në fund të kampionatit.
Të dy golat u shënuan në pjesëlojën e dytë, saktësisht në minutën e 55', kur realizoi Diogo Jota dhe në të 62'tën, kur Firmino thuajse mbylli çështjen e fituesit.
Përkundër humbjes pas pesë fitoreve rresht, topçinjtë mbesin seriozisht në garë për pozitën e katërt, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin pasardhës.
Në anën tjetër, sfida e parë u zhvillua në "Amex Stadium", aty ku Tottenhami i Contes mposhti Brightonin, 0-2.