Biden krenar me ShBA-në edhe pas eliminimit nga Kupa e Botës - NACIONALE

Biden krenar me ShBA-në edhe pas eliminimit nga Kupa e Botës

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është krenarë për arritjen e kombëtares amerikane në Botërorin e Katarit 2022 edhe pse u eliminua sot në fazën e 1/8 së finales nga Holanda me një humbje 3:1. Ai tha se këtë kombëtare e pret një ardhme e ndritur.

Amerika zhvilloi një kampanjë të mirë në Botëror, duke arritur të ndalë nga grupet si vendi i dytë, por në ndeshjen ndaj Holandës në 1/8 e finales fati nuk i priu, edhe pse ishte skuadra më e mirë në fushë për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Biden ka shprehur përkrahjes e tij për Kombëtaren e ShBA-së, duke kujtuar se Botërori i ardhshëm do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Djelmosha, ju na bëtë krenarë. Të çohemi dhe të vazhdojmë. Është një e ardhme e ndritur dhe në 2026 futbolli do të kthehet në shtëpi.”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Meksikën e Kanadanë do të jenë mikpritës të Botërorit të ardhshëm të vitit 2026.

Lajme të ngjashme