Besir Ramadani komenton kalimin te Prishtina: Është klubi më i madh në Kosovë, duam titullin kampion - NACIONALE

Besir Ramadani komenton kalimin te Prishtina: Është klubi më i madh në Kosovë, duam titullin kampion

1 vit më parë

nga Edonis Bytyqi

Mbrojtësi Besir Ramadani është shprehur i lumtur për transferimin te Prishtina, duke e vlerësuar si klubi më i madh në Kosovë në një intervistë për Gazetën Nacionale.

Ramadani para disa ditëve u prezantua si një ndër përforcimet e shumta që zyrtarizoi klubi “bardhëkaltër”, pas disa largimeve radhazi.

Në një intervistë për Nacionalen, 22-vjeçari tregoi se vendosi t’i bashkohet Prishtinës pasi është klubi më i madh në Kosovë.

Normalisht që vendosa të kaloj tek Prishtina sepse është klubi më i madh në Kosovë”.

I pyetur se kush e bindi të transferohet në kryeqytet, përgjigja e lojtarit ishte e njëjtë si e futbollistëve të tjerë, pra Ismet Munishi.

Kryesori për kalimin tim te FC Prishtina ka qenë trajneri Ismet Munishi”.

Ramadani gjithashtu bëri të ditur se synon shumë me Prishtinën, por që prioritet është të arrihen objektivat e klubit.

Shpresoj që gjithçka të na shkojë mirë. Synojmë sa më shumë sukses me Prishtinën në mënyrë që të realizojmë objektivat e klubit”.

Ai gjithashtu konfirmoi interesimin e rivalëve, por shpjegoi se nuk ka biseduar me asnjë klub tjetër.

Po, ka pasur interesim nga klube e tjera të Kosovës, mirëpo nuk kam biseduar me asnjërën”.

Në fund, mbrojtësi nënvizoi se do të jep gjithçka për fanellën e Prishtinës që t’i gëzojnë tifozërinë “Plisat”.

Do të jap maksimumin nga vetja për këtë fanellë për t’i gëzuar tifozët tonë Plisat dhe për të arritur synimet që janë titulli kampion dhe dalja në garat ndërkombëtare”, përfundoi ai për Nacionalen.

Për Ramadanin ky do të jetë viti i parë që luan në një kampionat tjetër përpos Maqedonisë së Veriut, ku ka luajtur për klube si Shkupi, Kalemler, Gostivar dhe së fundmi Struga.

Siç dihet, Ramadani ka nënshkruar për dy vite kontratë, që do ta mbajë në "Fadil Vokrri" për se paku deri në vitin 2024.

Ndërkohë, përpos pozitës së qendërmbrojtësit, 22-vjecari ka përvojë edhe në pozitën e krahut të djathtë.

Që kur mori drejtimin e skuadrës, Munishi përpos Ramadanit, te Prishtina ka sjellë edhe lojtarë si Endrit Baholli, Mërgim Pefqeli, Ramiz Bytyqi, Marclei Cesar, Egzon Bislimi, Gentrit Dumani dhe Muhamed Useini.

Mirëpo, ka pasur edhe largime të shumta pasi kanë ‘ikur’ futbollistët: Ahmet Haliti, Elgant Haxho, Samuel Mone, Gauthier Mankenda, Betim Halimi, Agim Zeka, Aleksander Ritevski, Josip Tomasevic, Sadam Sulley, Lorik Boshnjaku, Bleart Tolaj, Qendrim Zyba, Besnik Krasniqi, Leonit Abazi.

Lajme të ngjashme