Bernardo Silva vendos të largohet nga Man City, i etur për kalimin te Barcelona
Mesfushori sulmues Bernardo Silva ka vendosur që këtë verë të largohet nga Manchester City dhe po ëndërron kalimin te Barcelona.
Portugezi që disa vite është ndër lojtarët kryesorë të Pep Guardiolas, mirëpo tani dëshiron një aventurë të re.
Silva nënshkroi kontratë të re me Cityn vetëm vitin e kaluar, por mediat spanjolle raportojnë se e tëra ka qenë për të pasur një rritje page, si dhe që t’i vendoset një klauzolë lirimi.
30-vjeçari e ka bërë prioritet kalimin te Barcelona, që kanë nisur punën për t’i rritur financat e aktivizuar këtë klauzolë lirimi, që është vetëm në vlerën e 50 milionë eurove.
Silva pëlqehet edhe nga klubet e tjera evropiane si PSG e Arsenal, mirëpo momentalisht prioritet e ka Spanjën, duke qenë që është i lidhur që tre vite me një kalim te Barcelona.
Presidenti Joan Laporta është duke konsideruar edhe të shesë ndonjërin nga sulmuesit aktual për të gjetur një vend për Silvan, me Ferran Torresin dhe Raphinhan si opsione.
Torres e ka humbur vendin në formacionin e Xavit, ndërsa braziliani kritikohet vazhdimisht për paraqitje jokonsistente, kurse pëlqehet në Premierligë si dhe në Arabinë Saudite.